Shefi i SHM-së së ARM-së, u takua me atasheun grek

Shefi i SHM-së së ARM-së nënkoloneli gjeneral Goranço Koteski sot realizoi takim me atasheun e ri mbrojtës të Republikës së Greqisë të akredituar në Republikën e Maqedonisë, koloneli Nikolaos Arabatzis.

Në takim mori pjesë edhe atasheu mbrojtës i deritanishëm i Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë, koloneli Hristos Poulijanitis.

Gjenerali Koteski, tha MM-ja, i është falënderuar kolonelit Poulijanitis për punën e tij dhe angazhimin profesional, si kontribut adekuat  në bashkëpunimin bilateral mes ARM-së dhe Forcave të armatosura të Republikës së Greqisë. D

etyrën atashe mbrojtës të Republikës së Greqisë  në Republikën e Maqedonisë, koloneli Hristos Poulijanitis e ka kryer në dy vitet e fundit.

Kryeshefi i SHM-së së ARM-së kolonelit Arabatzis i ka dëshiruar mirëseardhje të përzemërt në Republikën e Maqedonisë dhe vazhdim të bashkëpunimit mes dy vendeve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button