Disa këshilla të nevojshme për buzëkuqët

Buzëkuqi është mik i pandashëm i çdo femre. Këto janë disa gjëra që nuk i keni ditur për buzëkuqin e që duhet t’i dini:

–Vendosni buzëkuqet në frigorifer do të qëndrojnë më gjatë.

–Në momentin që jeni duke blerë një buzëkuq asnjëherë mos vendosni buzëkuqin provë mbi buzë pasi nuk është aspak higjienike. Më mirë lyeni pak dorën që të shikoni nëse buzëkuqi ka ngjyrën që ju dëshironi.

–Përdorni lapsin e buzëve si bazë për ngjyrën. Pra, lyeni më parë me laps buzët dhe pastaj vendosni buzëkuqin, kjo do të bëjë buzëkuqin të qëndrojë më gjatë mbi buzë. Konturoni buzët sa herë që të përdorni laps. Që të keni forma atraktive të buzëve konturoni ato në perfeksion me ndihmën e lapsit. Vendosni lapsin një herë pastaj buzëkuqin, nëse vendosni buzëkuqin të parin nuk do të mund të vëreni format e buzëve.

–Menjëherë pasi t’i keni lyer buzët me buzëkuq dhe nuk dëshironi t’i bëni dhëmbët pis, vendosni gishtin tuaj të mesit mes buzëve dhe kështu buzëkuqi i tepërt që ka tendencën t’ju shëmtojë do të ngelë në gisht.

–Mos lyeni buzët asnjëherë me ngjyra orientale, pasi do t’i bëjnë dhëmbët të marrin ngjyrë të verdhë, fakt që do t’a shëmtonte pamjen tuaj.–

–Për ato femra që janë në moshë ju këshillojmë të mos përdorni produkte që kanë shkëlqim, gjithashtu mos përdorni ngjyrat e rënda mjafton të zgjidhni kryesisht ngjyra kremoze.

Lajme të ngjashme

Back to top button