Në Debresh nisi ndërtimi edhe i një xhamie të re

Në fshatin Debresh të Komunës së Gostivarit, u vendos gurthemeli për ndërtimin edhe të një xhamije të re për nevojat e besimtarëve musliman.

Përveç banorëve të fshatit, të pranishëm në hedhjen e gurthemelit ishin edhe përfaqësuesit e muftinisë së Bashkësisë Islame në Gostivar të udhëhequr nga hoxha Sherif Dehari dhe udhëheqësit e komunës së Gostivarit, me në krye Nevzat Bejtën.

Në fjalën e tijë, kryetari Bejta tha se xhamitë janë shtëpit e Zotit dhe besimtarëve ju mbetet që ti ndërtojnë dhe kujdesen për ato.

Objekti pritet të kushtoj rreth 300 mijë euro, dhe do të ndërtohet nga kontributet e besimtarëve, përfshi edhe mërgimtarët e këtij vendi që aktualisht jetojnë dhe veprojnë në shtetet të ndryshme të botës. Lagja ku ndërtohet Xhami e re, numëron rreth 200 familje ndërsa pritet të përfundojë brenda një viti. 

Javë më parë në qendër të fshatit Debresh, u hodh gurthemeli për ndërtimin edhe të një xhamie të re.
nexhbedin

Lajme të ngjashme

Back to top button