Ahmeti: Prokurori special të procedoj rastin ‘Magjar Telekom’, e vërteta të del në shesh

“Unë dëshiroj dhe shpresoj sepse ai prokuror është vendosur nga caqet ndërkombëtare, shpresoj që ta procedoj këtë rast shumë shpejtë, që të del në shesh e vërteta për të cilën populli ka dëshirë të madhe që ta dëgjoj”, deklaroi Ali Ahmeti derisa u përgjigj në pyetjen se a keni frik se prokurorja speciale do ta procedoj rastin ‘Magjar Telekom’?.

Sipas Ahmetit përmendja e emrit të tij ishte tentativë për njollosje personale.

“Shpresoj që të del në shesh e vërteta dhe prokurorja të kryej obligimin me saj ligjor. Por nëse vërtetohet e kundërta se unë nuk jam fajtor apo i involvuar në këtë rast të gjitha palët që kanë përmendur emrin tim që kanë bërë përpjekje për ta njollosur do të përballen me padi gjyqësore”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button