Sejfullai: Prokurorja Speciale të zgjedh rastet e ndjeshme, në grupin e saj të mos ketë “Hasanë” të BDI-së!

Zëdhënësi i Lëvizjes për Reforma-PDSH, Elmir Sejfullai në konferencën e sotme për shtyp përshëndeti zgjedhjen e Prokurores speciale dhe porositi që kjo prokurore me korrektësi të zgjedh rastet e krimeve dhe korrupsionit që ka kapluar politikën.

Gjithashtu zëdhënësi Sejfullai ka potencuar rastin e gjykatësit Hasani i cili jo më larg se sot pranoi se është kuadër i BDI-së. Pikërisht këto “hasanër” të BDI-së bashkë me si-vëllezërit e tyre të VMRO-së kanë bërë që në momentin që flasim të dergjen burgjeve shumë shqiptar të pafajshëm që vuajnë nga gjykimi i rasteve të montuara siç është Kumanova, Monstra, Sopoti etj.

Në vazhdim e keni konferencën e sotme për shtyp:

Pasi që është një marrëveshje arritur edhe me prani të ndërkombëtarëve përshëndesim zgjedhjen e Prokurores Speciale, i urojmë sukses në punën e saj, kërkojmë nga kjo prokurore speciale të zgjidh me korrektësi raste të ndjeshme të krimeve e korrupsionit që ka kapluar politiken. Edhe pse qëndrimi ynë ka qenë për një gjykatë speciale ndërkombëtare.

Në veçanti për shqiptarët, kërkojmë të procedohen rastet e inkriminimeve të zyrtarëve politik shqiptar, kryetarëve të partive shqiptare që janë të lidhura me afera korruptive, e për të cilat tregues është pasuria e tyre e krijuar prej politikës. Votën e popullit shqiptar ata e shndërruan në pasuri personale, vjodhën pronat publike, ndërtuan hotele, shtëpi luksoze e kthyen në pronë të tyre gjysma qytetesh, dhe deponuan para në xhiro-llogari të të afërmve.

Së dyti, pasi që prokurorja speciale është e përkatësisë maqedonase, kërkojmë që shumica e anëtarëve të prokurorisë speciale të jenë shqiptar, duke patur parasysh riorganizimin politik në vend të ndarë kryesisht mes dy taboresh etnike.

Këto anëtar shqiptar të mos jenë si gjykatësi Hasan, i cili jo më larg se sot ka pranuar sëështë anëtar i BDI-së. Një gjykatës i politizuar bie ndesh me ligjet e vendit dhe krijon një gjyqësi të politizuar. Pikërisht këto “hasanër” të BDI-sëbashkë me si-vëllezërit e tyre të VMRO-së kanë bërë që në momentin që flasim të dergjen burgjeve shumë shqiptar të pafajshëm që vuajnë nga gjykimi i rasteve të montuara siç është Kumanova, Monstra, Sopoti etj. Prej “Hasanërve” të BDI-së nuk do të mund të presim as ndriçimin e rastit “Magjari Telekom” e as të “Interprometit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button