Kështu i shkruan lajmet propaganduesi! Kushedi prej cilës provincë!

Вака паркира дипломат  Стока од европска провинција    Вечер-crop-resize

[Recension: Kështu parkon diplomati! Kafshë nga ndonjë provincë evropiane!]

Problemi kryesor me këtë foto-lajm të shukrtër është titulli: “Kështu parkon diplomati! Kafshë nga ndonjë provincë evropiane!”. Ai është jashtëzakonisht ofendues, duket i pahijshëm dhe madje shpreh animozitet të hapur ndaj diplomatëve të huaj.

http___vecer.mk_makedonija_vaka-parLinku deri te artikulli origjinal: Kështu parkon diplomati! Kafshë nga ndonjë provincë evropiane!

Data dhe koha e publikimit: 14.09.2015, 14:27

Data e recensionit: 14.09.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

PRIMITIVIZËM

Lajmi ka vetëm dy fjali mirëpo është “helmues”! Prej tij thjeshtë buron mosdurim i fuqishëm ndaj përfaqësuesve të huaj në vend. Veçanërisht nga titulli, që përmban një fjalor aq ofendues sa kufizohet me primitivizëm.

Përndryshen, “shtylla” e lajmit janë dy fotografi ku shihet një veturë me targa diplomatike, e parkuar me pjesën e përparme në sipërfaqe me bar. Dhe, pikërisht ky “mëkat” është shkak për zemërimin dhe për fjalët e pahijshme që u drejtohen diplomatëve:

“Kafshë nga ndonjë provincë evropiane!”

Kjo, më pak që mund të thuhet, është e turpshme! Jo se nuk kanë mundur të jepen vërejtje për mënyrën e parkimit, mirëpo kjo ka mundur të bëhet me fjalë të zgjedhura me më shumë kujdes dhe pa ofendime.

Mirëpo, titulli nuk është problemi i vetëm. Në fakt, lajmi vetëm në bazë të dy fotografive përfundon se diplomatët nuk kanë kulturë të komunikacionit, se “na shesin moral, e janë zhytur thellë në baltën tonë”!

Në fakt, nuk dihet se kush ka vozitur dhe kush e ka parkuar automobilin në sipërfaqen me bar. A është vozitësi shtetas i huaj apo i Maqedonisë, siç janë, zakonisht, vozitësit e përfaqësuesve të huaj diplomatikë në vend.

Duke pasur parasysh mënyrën se si është shkruar dhe si është plasuar kjo informatë, e bën atë jokorrekte, tendencioze dhe keqdashëse.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në gjuhën maqedonase)

Lajme të ngjashme

Back to top button