Di Maria beson se PSG shkon në finale

Lojtari i ri i PSG Di Maria ka thënë se Paris Saint-Germain është i vendosur për të shkuar në finalen e Ligës së kampionëve pas hapjes së garave evropiane ku ndeshjen e fitoi me rezultat 2:0 ndaj Malmos.

Futbollisti argjentinas kishte një paraqitje të shkëlqyer duke shënuar dhe golin e tij të parë në fanjellën e PSG. Di Maria beson se ky mund të jetë viti i tyre.

“Ne duhet të punojmë shumë. PSG ka vullnet të madh”, u ka thënë Di Maria gazetarëve.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë, hap pas hapi, dhe shpresojmë se gjërat do të shkojnë mirë”, ka thënë argjentinasi.

Lajme të ngjashme

Back to top button