Gasol ndihmoi Spanjën, Parker Francën
Spanja dhe Franca janë dy gjysmëfinalistët e parë të Eurobasketit. “Stuhia e Kuqe” ia doli ta mposht Greqinë, në ndeshjen e parë çerekfinale, në një ndeshje mjaft interesante, me vetëm dy pikë dallim, 73:71 (14:14, 25:18, 16:25 e 18:14).
Pau Gasol shënoi 27 pikë, duke e udhëhequr ekipin e tij drejt gjysmëfinales së Evropianit. Ndërkaq, Sergio Rodriguez gjithashtu kontribuoi me tri pikë nga gjuajtjet e lira në fund të ndeshjes, për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij, shkruan Zëri.
Në anën tjetër, Greqia ishte e pamposhtur në gjashtë ndeshje, ndërsa 12 pikët dhe 17 kërcimet e Giannis Antetokounmpo, ishin të pamjaftueshme për ta.
Në duelin tjetër, të zhvilluar të martën mbrëma, Franca e mundi pa problem Letoninë, 84:70 (21:25, 19:13, 16:7 e 28:25). Nesër mbrëma do të zhvillohen dy ndeshjet tjera gjysmëfinale: Serbia – Republika Çeke (18:30) dhe Italia – Lituania (21:00).