Daçiq në Kosovë më 19 tetor

Kryeministri i Serbisë do të vizitojë Graçanicë dhe do t’u bëjë thirrje serbëve të këtushëm të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen më 3 nëntor, transmeton Koha shkrimin e gazetës “Politika” të Beogradit.

Gazeta citon pohimin e Daçiqit, sipas të cilit “deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Ibrit është ‘fushatë zgjedhore’ e Thaçit”.

“Ne si shtet i Serbisë kemi interes t’u bëjmë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë. Forma s’ka rëndësi, me rëndësi është të jemi me popullin tonë, ta ftojmë të dalë në zgjedhje dhe të votojë për listën pas të cilës qëndron shteti i Serbisë”, citon gazeta Daçiqin.

Lajme të ngjashme

Back to top button