“Hajde” organizon tubim para Parlamentit

Platforma për politikë qytetare fton të gjithë qytetarët që me datë 15 shtator në orën 18, të mblidhen para Parlamentit të Maqedonisë që të japin mbështetje prokurorit special dhe publikisht t’i themi atë që presim në nga ai, thonë nga “Hajde”.

Nga aty potencojnë që qytetarët e Maqedonisë janë të fokusuar dhe pa hamendje kërkojnë drejtësi, liri dhe demokraci. Kjo duhet t’i jetë e qartë edhe prokurorit special, të cilit gjithashtu do ja lexojmë pritjet tona. Ngjarja do të quhet “Prokuror, shumë punë të pret”, dhe mbahet nesër kur edhe do të zgjidhet prokurori sipas marrëveshjes Përzhino.

“Presim që premieri të japë dorëheqje së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe sa më shpejtë të dalin para gjykatës dhe prokurorisë dhe të marrin përgjegjësinë për krimin dhe keqpërdorimin e funksionit që kanë bërë këto 10 vite. Presim që prokurori special dhe ekipi i tij të punojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe në mënyrë efikase t’i bartin proceset e kriminelëve të VMRO-së dhe BDI-së. Kjo qeveri duhet të përgjigjet për krimin e bërë dhe kjo është në qendër të interesit nacional”, thonë nga Platforma për politikë qytetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button