Shkëndija më lehtë se sa pritej e mundi Renovën

Skuadra e Shkëndijës në mënyrë rutinore ka arkëtuar tri pikë të reja, kësaj radhe me Renovën, që kanë luajtur derbin e Pollogut në stadiumin e Çairit në Shkup.
‘Kuqezinjtë’ kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Armend Alimi në minutën e 5′, ndërsa Ferhan Hasani ka rritur avantazhin në 2:1 më golin e shënuar nga pika e bardhë në minutën e 43të. Me këtë rezultat skuadrat u larguan për në zhveshtore, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola. Të parët shënuan mysafirët, kur edhe Izair Emini shënoi nga pika e bardhë.

Momenti kur Izair Emini shënon nga penaltia
Momenti kur Izair Emini shënon nga penaltia

Edhe përkundër golit të pranuar Shëndija edhe pse kishte epërsinë prej një goli, vazhdoi të sulmojë në portën e Renovës, e që në minutën e 72-të, të shënojë braziliani Junior.

Shkëndija vazhdon të jetë e dyta në tabelë me vetëm një pikë më pak se Vardari, ndërsa Renova është e parafundit me vetëm një pikë, por me një ndeshje më pak. Të enjten Renova luan ndeshjen kundër Rabotniçkit, ndërsa Shkëndija të dielën do të udhëtojë përsëri drejt Shkupit, kur do të luajë ndaj Rabotniçkit, që do të jetë dhe derbi i javës së shtatë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button