Kryeministri i prezantuar si peshk i artë

Nuk do të ndalemi shumë në recensionin e kësaj përmbajtjeje mediatike. Ashtu siç është shkruar, ajo e shndërron medien në buletin të kryetarit të qeverisë dhe në të nuk ka asgjë që është e vlefshme për të qenë lajm ose ndonjë përmbajtje tjetër standarde mediatike.

Përveç mosekzistimit ose mospasjes së dëshirës për t’i respektuar parimet që përcaktojnë se një infromatë a është e vlefshme për të qenë lajm, kjo përmbajtje mediatike nuk ka as qëndrim kritik ndaj aktiviteteve të politikanëve që janë zgjedhur nga populli që të punojnë në emër të interesit publik. Në këtë rast, një ekip i emancipar dhe politikisht i arsimuar redaktues, nuk mund të mos potencojë se ky lloj i aktiviteteve, përveç që është populist, ka për qëllim vetëm ta promovojë politikanin që i ndërmerr këto aktivitete./.

Kjo nuk ka asnjë lidhje me interesin publik.

09102015-Kurir-PosetiLinku deri te artikulli origjinal: Nëpërmjet vizitave në terren më së miri zgjidhen problemet e qytetarëve

Data dhe koha e publikimit: 09.09.2015, 13:10

Data e recensionit: 11.09.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Pse? Sepse kjo mënyrë e “komunikimit” me qytetarët mund ta vë në pikëpyetje strategjinë e pushtetit për njohjen dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve nëpërmjet mekanizmave të zakonshme dhe të përcaktuara. A ka nevojë që personalisht kryeministri të dalë në terren që t’i thuhet se dritaret e shkollave nuk mbyllen, se qytetarët nuk kanë rrugë, se çezma nuk funksionon… Për shkak kjo mënyrë e “plotësimit të dëshirave nga peshku i artë”, shikimi në largësi, bërja shenjë me gishtin tregues… është afatshkurte dhe incidentale, pa sistem dhe pa planifikim. Përveç kësaj, në masë të madhe bëhet fjalë për aktivitete të parapara më parë dhe rutinore të agjencive qeveritare dhe strukturave të tjera.

Shoqërimi (i padenjë) mediatik vetëm e vërteton se bëhet fjalë për taktikë populiste për prezencë në opinion.

Këtë një medie duhet ta dijë dhe ta njohë para se të vendosë që nga kjo të bëjë përmbajtje mediatike. Për shkak se, në të kundërtën, gjithçka është përmbajtje e anshme politike mediatike.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button