199 shporta për mbeturina do vendosen nëpër territorin e Çairit

Në Çarshinë e vjetër janë vendosur 20 shporta për mbeturina të punuara prej metali ndërsa ditëve në vijim do të vendosen edhe 46 të tjera, njofton Komuna e Çairit. Shportat e njejta do të vendosen nëpër gjithë territorin e Komunës së Çairit, gjegjësisht 108 prej tyre.

“Gjithashtu 25 shporta për mbeturina të punuara prej betoni do të vendosen në Parkun e Çairit dhe parkun në lagjen e Fushë Topanës. Ky investim u finansua nga Buxheti i Komunës së Çairit dhe kostoja e tij arrin vlerën prej 1 milion denarë.” njofton Komuna e Çairit.

Lajme të ngjashme

Back to top button