Nesër skadon afati për zgjedhjen e Prokurorit Special

Nesër skadon afati për zgjedhjen e Prokurorit Special, sipas Marrëveshjes së Përzhinos për tejkalimin e krizës politike. Grupet punuese të partive politike dhe eksperti belg Piter van Hojte, kanë punuar gjatë kohës së vikendit. Deri më tani nuk ka informata zyrtare se a është arritur marrëveshja.

Sipas deklaratës së Hojtes nga e premtja është përgatitur një version propozues për ndryshimin e ligjit për zgjedhje të Prokurorit Special, të cilat ai do t’i paraqes para grupeve punuese, njofton Plusinfo.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, nga 15 shtatori duhet që të emërohet Prokuror Special me autonomi të plotë që ta udhëheqë rastin “Puç” dhe “Përgjimet””. Prokurorin Special e emërojnë partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Opozita e udhëhequr nga LSDM, sipas marrëveshjes, më 1 shtator është kthyer në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Me Marrëveshjen e Përzhinos është paraparë edhe inaugurimi i Qeverisë së re më 15 janar të vitit 2016, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 24 prill të 2016-tës. Në krye të Qeverisë së re do të emërohet kryeministër i ri, i propozuar nga VMRO-DPMNE. Programi i Qeverisë është i kufizuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Është paraparë që me 20 tetor të emërohen ministra të ri për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politikë Sociale të propozuar nga LSDM. Në këto ministri njëkohësisht do të emërohen edhe zëvendësministra të ri të propozuar nga VMRO-DPMNE. Zëvendësministra nga radhët e LSDM-së , do të ketë në Ministrinë e Financave, Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimin me Ujërat dhe për Informatikë. Këto zëvendësministra do të kenë të drejtë të plotë të kontrollit dhe vetos në ministritë përkatëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button