65-vjeçari nga Skrapari i vë zjarrin shkollës dhe qendrës shëndetësore

Një 65 vjeçar nga Skrapari i Shqipërisë, u ka vënë zjarrin zyrave të ish-komunës, shkollës dhe qendrës shëndetësore të fshatit Leshjnje.

Ai gjithashtu ka kanosur me armën të cilën e mbante pa leje një 74 vjeçar, si dhe ka vendosur një bombë dore të llojit “Breda” në hyrje të shkollës. Fatmirësisht bomba nuk ka shpërthyer.

Autori i krimit është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”.

Lajme të ngjashme

Back to top button