Maqedoni, rregulla shtesë komunikacioni për taksivozitësit

Prej këtij viti të gjithë taksi vozitës janë të detyruar personalisht të pajisjen edhe me një certifikat shtesë karshi licencës së marrë për kryerjen e kësaj veprimtarie. Ata në periudhën e kaluar i u nënshtruan testimit te bërë nga Qyteti i Shkupit duke  u përgjigjur 50 pyetjeve të natyrës së taksivozitesve  dhe të komunikacionit në përgjethësi.
Shumica e shoferëve ankohen, për TVM-2  thone se jane  të obliguar qe  shpenzimet e certifikatës t’i paguajnë vetë.
Në këtë periudhë vijojn konkurset për testimin e taksivozitesve. Nga Qyteti i Shkupit nuk ka asnje pergjigje.
TVM ka bere perpjekje te vazhdushme per te marre qendrimin zyrtar por deri ne keto momente deri sa po raportojme nuk kemi marre pergjigje.
Nuk ka informacione se cila eshte arsyeja e rrregullave te reja, dhe ne kete drejtim taksivozitesit shfaqin dilemen  se a behet fjale per  urdher te imponuar apo detyrim.
Gjithashtu nuk dihet se sa shofere në përgjethësi kanë marrë këtë çertifikat, deri kur është afati i fundit për marrjen e këtyre çertifikatave dhe a do të ketë dënime për ata të cilët nuk do të rrespektojnë këtë rrisi.

Lajme të ngjashme

Back to top button