Plenumi i nxënësve mbështet ankesën e Plenumit të mësimdhënësve në Gj. Kushtetuese

Plenumi i nxënësve ka shprehur mbështetje publike dhe është rreshtuar pas ankesës së Plenumit të mësimdhënësve që është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, ku kanë kundërshtuar nenet e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, të cilat përgjithësisht kanë të bëjnë me testin ekstern.

“Kujtojmë kërkesën tonë të parashtruar në ministrin e arsimit, në mars të këtij vitit, ku kërkuam “dispozitat e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm që i referohen testimit ekstern, URGJENTISHT të tërhiqen” me ç’rast “kemi bë thirrje për hyrje në debat gjithëpërfshirës, të bazuar në fakte dhe të dhëna, me koncept të qartë për rezultatet e pritshme dhe mënyra se si të njëjtat do të aplikohen. Debat, ku do të përfshihemi NE, nxënësit, si dhe mësimdhënësit, të cilët përbëjnë shtyllën e sistemit arsimor”. thonë nga Plenumi i nxënësve.

Në të kemi shpalosur rezultatet jo të mira dhe të palogjikshme të testit ekstern.

“Favorizimi i memorieve afatshkurta të fakteve e nënvlerëson mundin e dhënë të nxënësit gjatë vitit akademik shkollor, duke mos kontrolluar njohuritë dhe kualitetin, shkruhej në kërkesë.

Dëshmuam se “testi ekstern është kundër standardeve arsimore evropiane, është e paaplikueshme dhe pjesë e “reformave” që do t’i thellojnë, në vend se t’i zgjedhin problemet në shtet! Kontrollimi i vazhdueshëm është shkathtësi e nxënësit gjatë vitit shkollor, andaj NUK MUNDET dhe NUK GUXON të barazohet me kontrollimin nëpërmes testit ekstern që zgjatë disa orë.”thonë nga Plenumi i nxënësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button