Gostivar, policia arreston të dyshuarin për trafikim të heroinës

Në aksionin e policisë të Gostivarit dje është zbuluar një person i dyshuar për diler të heroinës, i cili mallin e ka vendosur në paketime të gatshme për përdorim. Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë Marjan Josifoski, nëpunësit policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, dje kan bërë kontroll në shtëpinë e gostivarasit 30-vjeçar, në rrugën “Skela Vardar” (Kej Vardar).

Në shtëpi është gjetur edhe F.A, tek i cili është gjetur një kapak i zi për mbajtjen e syzeve, të cilin e mbante në pantallona. Në të ka pasur një qese me 43 paketime të vogla, për të cilën paraprakisht është konfirmuar se është heroinë. Në koordinim me prokurorin publik. F.A është arrestuar dhe është mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit. Gjatë ditës me denoncim përkatës ai do të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në gjykatën Themelore të Gostivarit

 

Lajme të ngjashme

Back to top button