Zgjedhjet parlamentare 2016, një finale e madhe politike!

Miq të dashur, zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë përcaktuar të mbahen në prill të 2016-tës, nuk do të jenë lojë futbolli të kampionatit shtetërorë, por një finale politike për mposhtjen e totalitarizmit, për demaskimin dhe nxjerrjen para drejtësisë hajdutokratët për hajnitë dhe shpërdorimet në përmasa qiellore të parave dhe fondeve publike, abuzimeve me buxhetet shtetërore, kreditimeve enorme, pakësimin e rezervave valutore të shtetit si dhe mposhtjen e magnatëve mediatik, të involvuara në thithjen kriminale të shumave marramendëse nga buxheti i shtetit nga më se një decenie.

Arbitra të kësaj finale të madhe politike pa dyshim se do të jenë SHBA dhe BE. Konjukturat politike të ngritura në kupolën e piramidës së pushtetit me mënyra kriminale, mund të mposhten vetëm në dy forma. Me revolucion mbarëpopullor ose me votë të lirë.

Me votën e lirë është rruga që shumë më pak mund t’u kushtojë qytetarëve të këtij vendi për ta heqë nga qeverisja këtë kupolë keqbërëse. Ani pse ky pushtet ka filluar të regjistrojë dhe mobilizojë ushtarë e policë të formacioneve rezervë. Këta do të keqpërdoren për të akumuluar vota, mbase edhe do t’i paguajnë me paga solide, por nga paratë tona publike. Por, edhe kjo nuk do t’u ndihmojë. Sepse gjithmonë në historinë e njerëzimit është dëshmuar se kur zullumi i pushtetit i arrin majat e ligësisë, edhe polici e ushtari i bashkëngjitet popullit .

Ajo çka është indikative ka të bëjë me ne shqiptarët. Lidershipi i BDI-së , vlerësoi apriori se prej tani do të jenë fitimtarë edhe në këto zgjedhje. Atëherë si duket kriza do të thellohet edhe më shumë, mbase as BDI e as shqiptarët nuk do të dinë se çka të bëjnë me atë fitore. Një fitore e prejudikuar nga BDI ,edhe sikur të ndodhet si fitore e ndershme, apo si cunami siç do të thoshte Artan Grubi, ajo do të ishte prej në start një fitore e shantazhuar , pavarësisht nga partitë maqedonase se cila do të ishte fituese. Në njërën anë ju pret ,”Magjari” e “EVN” etj,etj, kurse në tjetrën ju presin shumëçka, por ndër të tjerat edhe Kumanova.

Prandaj, më mirë është të keni humbje të ndershme se sa fitore të turpshme. Aq më e dëmshme do të ishte një fitore e shantazhuar me të cilën juve do të ju mundësohej (për veç atyre që do të dalin para drejtësisë) edhe më tutje të rrini nëpër kolltuqe, kurse shqiptarët përsëri do të ndjeheshin fitimtarë të hipur mbi gomarë, ndërkaq të drejtat e tyre përsëri do të zhvendoseshin në radhitje nga e dyta në të gjashtën dhe nga e gjashta në të dymbëdhjetën dhe në të…!?

Lajme të ngjashme

Back to top button