Prokurori Special do të ketë ekip prokurorësh, bisedimet vazhdojnë

Pas bisedimeve të djeshme maratonike të grupeve punese, të cilat kanë zgjatur deri më ora 2 të pasmesnatës, marrëveshje nuk ka, por ka afrim të pozicioneve për çështjet më të diskutueshme, gjegjësisht për ekipin që do të punojë me Prokurorin Special, njofton Portalb.

Përfaqësuesit e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, janë marrë vesh që Prokurori Special të ketë ekip prokurorësh, të cilët bashkërisht do të punojnë për rastin “Puç” dhe aferën e përgjimeve.

Ende nuk është vendosur se sa ndihmës do të ketë Prokurori Special dhe për atë a do të vendosë i njëjti ashtu siç ka insistuar Komisioni Evropian.

Piter van Hojte ka insistuar që ligji të përfundojë që në bisedimet e djeshme, ndërsa nga sot, partitë të fokusohen në emrat për Prokurorin Special.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button