Smirnova: Ja si e braktisi Zogu Shqipërinë dhe e la nën pushtimin fashist

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin e saj, i ka kushtuar vëmendje tradhtisë të Ahmet Zogut ndaj kombit shqiptar. Smirnova thotë se Zogu nuk mundi t’i përgjigjej ultimatumit të Italisë fashiste dhe bashkë me djalin e bashkëshorten, u largua nga Shqipëria duke i hapur rrugë pushtimit fashist.

“Në agimin e 5 prillit të vitit 1939, çiftit mbretëror i lindi një trashëgimtar, që mori emrin Leka I. Njëkohësisht, Zogu u vu në dijeni për ultimatumin italian, me kërkesën për të dhënë përgjigje deri në orën 12 të ditës së nesërme. Rreziku, që ndihej mbi Shqipëri, e nxiti popullin që të kërkonte armë. Mbreti nuk vendoste dot që të pranonte ultimatumin, por as për ta hedhur poshte dhe as për të armatosur popullin. Ai u kërkoi italianëve t’u jepnin kohë të përgjigjej dhe nisi të organizojë largimin e familjes së tij, duke marrë një pjesë të thesarit nga banka e shtetit si dhe mjete, që i përkisnin Kryqit të Kuq”, thuhet në libër.

Jo vetëm Zogu, por edhe shumë bashkëpunëtorë tij u larguan drejt Greqisë. “Duke ndjekur shembullin e mbretit, nisën të drejtohen fshehurazi drejt kufirit me Greqinë, disa ministra dhe figura të njohura të regjimit. Qeveria u rrëzua. Shqipëria mbeti e pambrojtur përpara kërcënimit të sulmit. Ushtria e pakët, bile dhe në rast trefishimi të radhëve të saj, me thirrjen nën armë të rekrutëve të rinj, nuk mund të organizonte dot një qëndresë të mundshme ndaj agresorit. I ashtuquajtri shtabi i përgjithshëm, i zhytur në intrigat e oborrit dhe prapaskenat politike, më pak se me çdo gjë tjetër, merrej me mbrojtjen e vendit”, thuhet në libër.

Populli shqiptar, i varfër, pa bukë, pa rroba, i urritur, tashmë i ishte dorëzuar fashistëve italianë. Në këto kushte, pasi Zogu u largua, në bregdetin shqiptar zbarkuan 40 mijë ushtarë italianë. Shqipëria, tashmë ishte pushtuar! “Në orën 4 e 30 minuta të 7 prillit, të premten e zezë, 35-40 mijë ushtarë italianë, nën komandën e gjeneralit Alfredo Guxoni, nisën zbarkimin në portet e Shëngjinit, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës”, thuhet në libër.

Lajme të ngjashme

Back to top button