Kur bukuria nuk njeh moshë (FOTO)

Bukuria nuk mund të plaket. Shembulli më i mirë për këtë është modelja 83 – vjeçare Daphne Selfe. Me një të shkuar të gjatë në pasarela, imazh për disa prej kompanive më prestigjoze të modës dhe e shfaqur në kopertina të revistave si “Vogue”, “Marie Claire”, “Haper’s Bazaar”, Daphe vijon të mbetet e mrekullueshme, elegante dhe tërheqëse, pavarësisht moshës, transmeton TV Klan.

Në një libër kujtimesh, të publikuar sëfundmi, 83 – vjeçarja shprehet se ndihet ende e bukur dhe në paqe me veten. Ajo rrëfen se ndonjëherë mjafton shumë pak për t’u ndjerë mirë, si një veshje e rehatshme. Mbretëresha Elizabeth, Aidrey Hepburn apo Cate Blanchett janë disa prej femrave të cilat e frymëzojnë Daphnen.

Por modelja britanike nuk është e vetmja femër që, pavarësisht kohës, vazhdojnë të mbeten e bukura. Revista “Vanity Fair” sjell 6 personazhe që janë plakur plot stil dhe që tregojnë se bukuria vërtetë s’ka moshë.

jane-fonda_980x571

Jane Fonda – 78 vjeçe, nga New York. Një aktore simbol i viteve ’70 – 80. Ajo u bë e famshme me filmin “Barbarella” në 1968, duke u kthyer në një ikonë. Sekretet e saj të bukurisë janë: Angazhimet politike, stil i shëndetshëm jetese, sport dhe kura natyrale. Ambasadore për l’Oreal Paris.

diane keaton

Diane Keaton – 69 vjeç, ka qenë muzë e regjizorit Woody Allen, me të cilin ka patur edhe një lidhje të gjatë sentimentale. E paharrueshme me look – un e saj shik në filmin “Unë dhe Annie”, me të cilin fitoi edhe Oscar, në 1978 – ën si aktorja më e mirë. Sekretet e saj të bukurisë: sensi i humorit, stili i rafinuar, inteligjenca.

daphne

Daphne Selfe – 87 vjeçarja nga Londra është top modelja më e moshuar në botë. E nisi karrierën në moshën 20 – vjeçare dhe në moshën 70 – vjeçare, pasi humbi të shoqin, u rikthye në pasarela për Dolce & Gabbana e shumë marka të tjera të mëdha të modës. Sekretet e saj të bukurisë: elegancë të lindur, të menduarit pozitivisht dhe shumë aktivitet fizik.

Sophia Loren – Sophia Villani Scicolone, 80 – vjeç, është simbol i sensualitetit italian. Aktore që në moshë fare të re, ajo e fitoi konkursin e parë të bukurisë në moshën 15 – vjeçare. Në fillimet e viteve ’50 u kthye në ikonë, falë formave trupore dhe syve si mace. Sekretet e saj të bukurisë: Një jetë larg abuzimeve, kujdesi për lëkurën dhe makiazh të përzgjedhur me kujdes. Aq sa Dolce & Gabbana, pak ditë më parë njoftuan se do të bashkëpunonin me Loren për realizimin e buzëkuqit të vitit, dedikuar Divës: “Sophia Loren N.1”.

Jane-Birkin

Jane Birkin – Në Dhjetor mbush 69 – vjeç. Këngëtarja britanike u bë e famshme falë “Je t’aime… moi non plus”. Ikonë dhe shpesh e paragjykuar, ajo bëri histori me veshjet prej vajze rebele. Sekretet e saj të bukurisë: stil të veçantë e natyral, spontanitet. Jane pi çaj jeshil, ha sushi dhe merret me fitnes.

virna lisi

Virna Lisi – U nda nga jeta në 2014 –ën , në moshën 78 – vjeçare. “Zonja e kinemasë italiane” debutoi në kinema në fillimet e viteve ’50, kur ishte vetëm 14 – vjeç dhe u bë e famshme në mbarë Italinë falë një reklamë për pastë dhëmbësh. Ndërroi jetë për shkak të në sëmundje të pashërueshme. Sekretet e saj të bukurisë: Sharm, e rezervuar, qetësi. E refuzoi gjithmonë klishenë e femrës bjonde dhe mëndjelehtë. Veshje me klas, delikate dhe tualet natyral, ishin detajet që e bënë një ikonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button