Projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon pas vendimit të një dite më parë të KKT-së duke sqaruar besimtarët dhe opinionin publik se sikurse u shpreh edhe Kryeministri Rama në deklaratën e tij, projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë, transmeton Portali Albeu.com.

“Përsa i përket shqetësimit në lidhje me truallin kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi” thuhet në deklaratën e KMSH-së.

Një ditë më parë KKT vendosi të ngrijë lejen e ndërtimit për ndërtesën që do të ngrihej në afërsi të vendit ku do të ngrihet xhamia e madhe. http://www.albeu.com/shqiperi/projekti-i-xhamise-se-namazgjase-do-te-vazhdoje/127847/

Lajme të ngjashme

Back to top button