Veriu vetëm vëzhgues ndërkombëtarë

Rreth 100 vëzhgues të huaj do të dërgohen në pjesën veriore të Kosovës në ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor. Atë ditë nuk do të ketë vëzhgues vendorë, por vetëm të huaj.

Ekipi i vëzhguesve do të përbëhet nga ata afatgjatë dhe afatshkurtër, të cilët do të vijnë nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, po ashtu edhe nga Norvegjia dhe Zvicra.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën Zëri zëdhënësja e Misionit Vëzhgues të BE-së në Kosovë, Florence Marchal.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, përjashton çdo mundësi që në veriun e Kosovës nuk do të ketë vëzhgues shqiptarë.

“Edhe në pjesën veriore, sikurse në gjithë Kosovën, do të akreditohen vëzhgues të të gjitha komuniteteve, përfshirë shqiptarët, bonjakët, serbët, turqit… etj. Pra, në veri do të ketë edhe vëzhgues shqiptarë”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button