Ligji i vjetër i zgjedhjeve, fat i keq

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se është fat i keq për shtetin e Kosovës që edhe këto zgjedhje do të mbahen me legjislacionin e vjetër zgjedhor, shkruan epoka e re.

Pacolli ka thënë se ligji aktual i zgjedhjeve nuk krijon kurrfarë transparence. Por, ai ka bërë thirrje që në këto gjedhje mos të bëhen manipulime të votave.

“Për hir të rrugëtimit drejt BE-së dhe dëshirës për të ndërtuar një shtet të civilizuar, mos të preken votat e qytetarëve, mos të bëhet presion tek ta dhe mos të manipulohen votat e tyre”, ka deklaruar Pacolli.

Lajme të ngjashme

Back to top button