Samiti i dytë investues global në Ohër

Mbi 350 pjesëmarrës prej më shumë vendeve të botës sot dhe nesër në Ohër do të debatojnë për mundësitë për bashkëpunim më të madh ekonomik në Samitin e dytë investues global që e organizon “Maqedonia 2025”.

Në hapjen e Samitit është paralajmëruar fjalim i kryeministrit Nikolla Gruevski, i ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Poll Uolers, kryesuesit të Bordit të drejtorëve të “Maqedonia 2025” Majk Zafirovski dhe të kryesuesit të Samitit Zoran Martinovski. 

Organizatori i Samitit investues “Maqedonia 2025”, konsideron se ky Samit do të jetë një prej tubimeve më të mëdha të bizneseve në vend. Do të marrin pjesë kompani nga SHBA-ja, Australia, Kina, Japonia, Suedia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Turqia, ndërsa midis bashkëbiseduesve janë përfaqësues të “Filips”-it, “Nokia”-s, Dojçe telekom, Kanadian bombardier, Axhibadem Turqi, Motorola, SEAF.

Lajme të ngjashme

Back to top button