Kryeministri estonez: BE duhet të mbështesë më shumë Turqinë për refugjatët
Kryeministri estonez, Taavi Roivas, në lidhje me krizën e refugjatëve në Bashkimin Europian ka deklaruar se BE-ja duhet të mbështesë më shumë Turqinë dhe duhet të ndihmojë refugjatët që ndodhen atje, raporton Anadolu Agency (AA).
Rovias për uebfaqen lajmeve DELFI ka vlerësuar planin e kryetarit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker për shpërndarjen e refugjatëve.
Roivas duke vënë në dukje se e kuptojnë situatën e BE-së dhe se do të pranojnë kuotën e propozuar për refugjatët u shprehur se: “Ashtu siç është shprehur edhe Juncker situata në Europë është e komplikuar. Tashmë nuk është më koha për të diskutuar kuotën e refugjatëve, por është koha për solidarizim. Duhet të ndihmojmë njerëzit që largohen nga lufta”.
Kryeministri Rovias shprehet se Turqia e cila ka pranuar mbi 2 milionë refugjatë duhet të ndihmohet nga BE-ja dhe ka shtua më tej se: “Në Turqi ndodhen shumë refugjatë. Po ashtu edhe në Liban dhe Jordani. BE-ja duhet të mbështesë më shumë Turqinë, duhet të ndihmojë refugjatët atje”.
Roviar ka theksuar ndër të tjera se BE-ja për zgjidhjen e krizës së refugjatëve duhet të hedhë hapat e duhur për sigurimin e paqes në Siri.
Sipas planit të shpërndarjes së refugjatëve të kryetarit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, Estonia duhet të pranojë 373 refugjatë.