Foto-sesion për “zjarrfikësin” Trajanovski

http___www.telegrafmk_aktuelno_ma-crop-resize

[Recension: TË GJITHË NË KËMBË: Edhe Koce Trajanovski shkoi ta shuajë zjarrin në Vodno (FOTO)]

Tekstin që e kemi para nesh krejtësisht pa nevojë e thekson pjesëmarrjen e kryetarit të komunës së Shkupit në shuarjen e zjarrit në Vodno. Kjo informatë që komunikohet që në titull dhe që është mbështetur me tre fotografi të Koce Trajanovskit, e vë në plan të dytë lajmin se “zjarri në Teferiç që shpërtheu pasditen e datës 02.09.2015 , është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik nga përhapja e tij”. Dhe mu për shkak të përpunimit të këtillë, artikulli fiton një ton të konsiderueshëm të marketingut.

http___www.telegraf.mk_aktuelno_maLinku deri te artikulli origjinal: TË GJITHË NË KËMBË: Edhe Koce Trajanovski shkoi ta shuajë zjarrin në Vodno (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 02.09.2015, 21:59

Data e recensionit: 04.09.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

“ZJARRFIKËSI” TRAJANOVSKI!

Ky material nuk ka probleme me vërtetësinë, burimet dhe përmbajtësinë. Është i mbështetur edhe me videomaterial, si dhe me fotografi ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

E ku qëndron problemi atëherë? Mënyra se si është shkruar dhe plasuar ky artikull, e vë në pikëpyetje qasjen profesionale.

Në fakt, bie në sy dëshira për ta theksuar angazhimin e kryetarit të komunës, Trajanovski. Dhe, i përgatitur në atë frymë, teksti thotë:

“… menjëherë pas lajmërimit se ka zjarr, në vendin e ngjarjes arriti edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili në mënyrë aktive u inkuadrua në shuarjen e zjarrit.”

Pastaj, nga 20 fotografi “të gjalla”, të bëra në lokacionin ku digjej mali në Vodno, vendin kryesor në artikull e kanë tre ilustrimet që tregojnë se si Trajanovski, “krah për krah” me zjarrfikësit ballafaqohet me stuhinë e zjarrit! E zgjidhja e këtillë, padyshim nuk është bërë rastësisht.

Nga ana tjetër, aspak nuk është për t’u çuditur ajo që kryetari i Shkupit në ato momente ka qenë në vendin ku ka pasur zjarr. Mirëpo, nuk ka nevojë që prej kësaj të bëhet “dramë” dhe veprimit të tillë t’i jepet rëndësi e tepruar. Madje më të madhe se sa vetë zjarri në të cilin u dogjën 15 hektarë mal i përzier, shkurre  dhe bar.

Me këtë, në vend të lajmit të pastër dhe të pangarkuar, lexuesve u prezantohet një përmbajtje që i ngjan materialit propagandues, ku informata e vërtetë, vënia nën kontroll e zjarrit, është humbur në foto-sesionin për zjarrfikësin Trajanovski!

Lajme të ngjashme

Back to top button