Shkup, lëshohet qarkorja pas kritikave për bllokimin e saj shkaku i xhirimit të një filmi

Pas kritikave të mëdha në rrjetet sociale si dhe nga opozita për çmendurinë e bllokimit të qarkores shkaku i xhirimit të një filmi, LAMM vonë pasdite kumtoi se nesër unaza rreth Shkupit përsëri do të vihet në përdorim vetëm nesër.

“Në emër të shtëpisë së produksionit “CHIC FILMS” dhe PRODUKSIONIT MANUFAKTURA , në pajtim me parashikimin e motit sipas së cilit paralajmërohet shi, ju njoftojmë se unaza rreth Shkupit gjatë ditës së nesërme përsëri do të vihet në përdorim për qytetarët e Republikës së Maqedonisë më datë 10.09.15″, qëndron në kumtesën e LAMM.

Qarkorja do të duhet të jetë e mbyllur deri më 28 shtator nga ora 7-19.

Ndryshe, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, në kalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button