Disa me diazepam, e disa te gjyshja Rada

Дури 500000 граѓани се зависни од диазепам-crop-resize

[Recension: Plusinfo: Madje 500.000 qytetarë të varur nga “diazepami”]

Çështja e, kushtimisht thënë drogimit masovik të popujve të Ballkanit me ilaçe legale nga grupi i të ashtuquajturve, të kategorizuar në mënyrë laike, “qetësues të nervave”, sigurisht se është çështje e vjetër, të mos themi e tranzicionit. Në këtë kuptim, në mënyrë pothuajse të pavërejtur kalohet mbi të dhënën se një e katërta e popullit konsumon ilaçe të këtilla, që është numër i marrë nga deklarata e një funksionari të Fondit për sigurim shëndetësor. Mirëpo, shumë lehtë mund t’i ngjiten të dhënat e tilla statistikës e cila te ne nuk është e rregullt. Nga kjo del një senzacionalizëm në titull dhe pozicionimi i autorit.

Дури 500000 граѓани се зависни од диазепам-finalLinku deri te artikulli origjinal: Plusinfo: Madje 500.000 qytetarë të varur nga “diazepami”

Data e publikimit: 03.09.2015 16.32

Data e recensionit: 07.09.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“‘Çdo banor i katërt i Maqedonisë muajt e fundit përdor ’diazepam’, ndërsa ky ilaç është në mesin e dhjetë ilaçeve më të përdorura së bashku me ato për zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut, për yndurërat dhe për rregullimin e sheqerit në gjak, thuhet në analizën e Fondit për shëndetësi. Prej janarit deri në qershor të këtij vitit, nga rreth 10,5 reçeta të realizuara, afër 900.000 kanë qenë për shtypjen e gjakut dhe zemrën, ndërsa mbi 500.000 reçeta janë për ’diazepam’.”

Ç’është problemi me këtë statistikë? Merren dy madhësi – numri i banorëve të vendit dhe numri i reçetave të lëshuara ku është shënuar ’diazepam’ ose ndonjë ilaç i ngjashëm gjenerik. Mirëpo, ne nuk e dijmë, në fakt, se sa banorë kemi (regjistrimi i fundit është bërë para 14 vitesh dhe ai ishte rezultat i marrëveshjes politike, e jo rezultat i vërtetë!) Pastaj, shpeshherë mund të lexojmë se nga vendi janë shpërngulur 200.000, 300.000, e madje edhe 400.000 banorë! Këtë mund ta lexojmë edhe në gazetën që e publikon lajmin, si dhe faktin se numri i votuesve nuk është aq sa shkruhet (1,8 milionë), por me gjasë është rreth 1,3 milionë. Kjo mund të thuhet nga aspekti se bëhet fjalë për ilaçe që nuk u jepen aq lehtë personave të mitur!

Pastaj numri i reçetave të lëshuara assesi nuk është i barabartë me “numrin e qytetarëve” – pacientët e rregullt që e marrin këtë ilaç gjatë gjithë vitit do të duhej të kishin nga 12 reçeta, që automatikisht numrin e shfrytëzuesve e zvogëlon në pak më shumë se 40.000 “qytetarë”.

Gjithsesi, diazepami shfrytëzohet edhe si ilaç shoqërues për ata që marrin ilaçe për shtypje të lartë të gjakut (që janë të parat në listën e ilaçeve të shfrytëzuara te ne), e ndonjëherë edhe te ata që kanë diabet e kështu me radhë. Prandaj, këto përgjithësime, edhe pse janë të lexueshme, megjithatë, në esencë – janë formë e senzacionalizmit. Plus, të mos harrojmë se një pjesë e mirë e qytetarëve edhe për nervat kërkojnë ndihmë te “mjekët” e tipi të gjyshe Radës.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në gjuhën maqedonase)

Lajme të ngjashme

Back to top button