Chris Brown në telashe me lezbiket

Chris Brown ka deklaruar se ai asnjëherë nuk e ka anuluar paraqitjen e tij në koncertin e fundjavës në ATL Black Gay Pride, meqë ai nuk u ftua fare për të kënduar aty, por organizatorët e koncertit e pretendojnë të kundërtën.

Përfaqësuesit e reperit i kanë thënë TMZ-së se Brown ishte në Atlanta për turneun e tij “One Hell of a Nite” fundjavën e kaluar, në një vend krejtësisht ndryshe nga ai i The Pride, i cili ishte organizuar nga një kompani lezbikesh me emrin Traxx Girls, transmeton Klan Kosova.

Ata po ashtu kanë shtuar se historia e organizatorëve është krejtësisht e shpikur dhe që Traxx vetëm e ka vendosur emrin e Brown nëpër postera reklamues me qëllim që të rritet interesimi për koncertin e tyre, dhe tani po mundohen ta ruajnë fytyrën me klientelën.

Përfaqësuesit e kompanisë Traxx nuk tregojnë se sa para i kanë paguar Brown-it, por kanë thënë se janë duke i konsideruar veprimet ligjore për t’i rimarrë parat.

Lajme të ngjashme

Back to top button