10 arsye se pse ju duhet të konsumoni xhenxhefilin

Këto janë 10 arsye se pse ju duhet të konsumoni sa më shumë xhenxhefil.

  1. Xhenxhefili përmban xhinxherol, një substancë me veti të fuqishme mjekësore

E ka origjinën në Kinë, dhe ka një traditë shumë të gjatë në format e ndryshme të ilaçeve tradicionale. Ajo ndihmon në tretjen e ushqimit, redukton përzierjet në stomak, ndihmon në luftën kundër gripit dhe të ftohtit.

  1. Xhenxhefili trajton shumë forma përzierjesh në stomak, sidomos sëmundjet e mëngjesit

Është shumë i dobishëm veçanërisht për gratë shtatzëna, kur kanë simptoma përzierjeje.

  1. Xhenxhefili redukton dhembjen e muskujve

Xhenxhefili ka treguar se është i efektshëm ndaj dhembjeve të muskujve pas ushtrimeve fizike. Ai nuk ka një ndikim të menjëhershëm por e redukton dalëngadalë dhembjen.

  1. Xhenxhefili ka efekte anti-inflamatore

Inflamacioni ndikon në degradimin e nyjave të trupit, duke sjellë dhimbje të mëdha.

  1. Xhenxhefili redukton sasinë e nivelit në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës

Xhenxhefili ka veti të fuqishme anti-diabetike. 2 gramë xhinxher në ditë ul rritjen e nivelit të sheqerit në gjak me 12%.

  1. Xhenxhefili ndihmon në trajtimin e inxhestioneve kronike

Mostretja karakterizohet nga dhembje dhe shqetësime në pjesën e sipërme të stomakut. Zbrazja e vonuar e stomakut shkakton inxhestionin kronik.

  1. Pluhuri i xhenxhefilit zvogëlon dhembjet menstruale

Dhembjet menstruale i referohen dhembjeve që ndjen gruaja gjatë ciklit menstrual. Xhenxhefili i zvogëlon dhembjet njësoj si ibuprofeni.

  1. Xhenxhefili ul nivelin e kolesterolit

Ushqimet që hamë kanë ndikim të fortë tek niveli i kolesterolit. Nivelet e larta të kolesterolit të keq, LDL, janë të lidhura me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

  1. Xhenxhefili përmban një substancë që ndihmon në parandalimin e kancerit

Kanceri është sëmundje serioze që karakterizohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave të çrregullta. Xhenxhefili është një alternativë e mirë për parandalimin e sëmundjeve kanceroze.

  1. Xhenxhefili përmirëson funksionin e trurit dhe mbron kundra sëmundjes Alzheimer

Stresi dhe inflamacioni kronik përshpejtojnë procesin e vjetërsimit. Këto janë edhe shkaktarë kyç të mosfunksionimit të trurit në mënyrën e duhur dhe të sëmundjes Alzheimer.

Lajme të ngjashme

Back to top button