Taseva: Korrupsioni në “Telekom” vërtetim për marrëveshje mossulmimi ndërmjet politikanëve

Sllagjana Taseva, nga OJQ “Transparencë Maqedoni”, thotë që akuzat e fundit në lidhje me “Magjar Telekom” janë edhe një vërtetim se institucionet tona nuk duan ta hetojnë këtë rast.

“Nuk flas për atë se a ka kapacitet apo jo, nuk ka nevojë për kapacitet të madh që të hetohet për atë që është gjithçka e dokumentuar. I çuditshëm është fakti që ne i kemi të gjitha dokumentet këtu në Maqedoni, të gjithë aktorët pjesëmarrës në atë rast janë këtu, edhe ata të cilët e dinë gjithë rastin janë këtu, por askush nuk u mundua të sigurojë informata shtesë për ta hetuar rastin kundër atyre që e kanë lejuar një akt të tillë që shkon në dëm të qytetarëve, të mos harrojmë është korrupsion shumë i madh. Me këtë politikanët deshën që ne si qytetarë edhe dy vjet të paguajmë llogari më të larta të telefonit apo të mos liberalizohet tregu i telefonisë celulare. Ajo është në dëmin e të gjithëve, por edhe të institucioneve tona. Deri më tani, autoritetet përkatëse do të duheshte të kërkojnë llogari nga ata që e kanë shkaktuar këtë dëm, për atë nuk mundet të mos thirren apo të mos dënohen ata të cilët e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke përfshirë edhe prokurorin publik, i cili vazhdimisht thotë që s’ka dëshmi”, ka thënë Taseva për Ohridnews.

Taseva vlerëson se rasti “Telekom” është edhe një vërtetim se gjendja e tanishme e mossulmimit mes politikanëve tanë, apo vazhdimi i praktikës së vjetër që kush do të vijë në pushtet, gabimtarët paraprak nuk do t’i procesuojë, gjykojë apo asgjë nuk do të ndërmerret kundër tyre.

“Ato kështu me vjet qëndrojnë në qeveri. Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE, këtu janë të njëjta. E mbulojnë kriminalitetin e njëri-tjetrit për atë se të gjithë janë të përzier në afera korruptive të cilat nuk duan që nesër askush t’ua hetojë. Por, këtë gjendje të mbulimit të kriminaliteteve nga ana e politikanëve ndërmjet veti, njëherë e përgjithmonë duhet ta ndalojmë. Duhet të kërkojmë nga Gruevski, i cili ka informata për rastin në fjalë që të reagojë. Mendoj që të gjithë duhet të kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë dhe menjëherë ta kërkojmë ikjen e tyre nga funksionet” ka thënë Taseva.

Lajme të ngjashme

Back to top button