U dogj krejtësisht një hotel në Kodrën e Diellit

U dogj deri në themel hoteli ‘D’House’ në Kodrën e Diellit në Tetovë. Bëhet fjalë për ish hotelin “Granit”.

Sipas dëshmitarëve okular, zjarrfikësit kanë arritur me shumë vonesë dhe nuk kanë arritur të shpëtojnë hotelin në fjalë.

Po ashtu sipas dëshmitarëve okular para se të shpërthejë zjarri, në hotel është dëgjuar një eksplozion që dyshohet të kishte ardhur nga substanca e gazit që me gjasë është gjendur në hotel. Zjarri ka përfshi edhe malin pranë hotelit.

Hoteli është në pronësi të kompanisë “Granit” nga Shkupi ndërsa ishte marrë me qera nga dy vëllezër Aleksandar dhe Vlladimir Donev.

Lajme të ngjashme

Back to top button