Personalitete nga Maqedonia kanë dënuar ashpër sulmin terrorist në Turqi

Personalitete nga Maqedonia kanë dënuar ashpër sulmin e mbrëmjes së të dielës nga pjesëtarë të organizatës terroriste PKK mbi një autokolonë ushtarake në pjesën juglindore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky sulm dënohet ashpër, ku si pasojë e këtij sulmi 16 ushtarë turq humbën jetën, si dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Njohësi i mirë i zhvillimeve, teologu Ismail Bardhi, thotë se bëhet fjalë për një shtet shumë serioz siç është Turqia, e avancuar politikisht, ekonomikisht por edhe në sferën e kulturës. Ai  shpreh bindje se Turqia do ta tejkalojë këtë krizë në mënyrë sa më të mirë duke pasur parasysh mënyrën se si drejtohet.

Sipas tij, terrorizmi është një fenomen shumë shkatërrues dhe problematik, të cilit nuk i dihet fillimi dhe as  përfundimi, mirëpo siç thekson, gjuha e klerikëve dhe personaliteteve politike duhet të jetë shumë e ashpër në mënyrë që të çrrënjoset ky fenomen shkatërrues.

“Duhet ta pastrojmë atë, sepse nuk është diçka që i ndihmon njerëzimit, pa marrë parasysh krizës ekonomike dhe dëshirës së madhe politike që sot ekziston brenda hapësirës së këtij rajoni, përfshirë edhe lindjen. Ne jemi duke parë një  fotografi shumë të tmerrshme se çka është duke sjell terrorizmi”, deklaron Bardhi, duke e quajtur terrorizmin të mallkuar nga Zoti, por edhe nga njerëzimi.

Duke theksuar se kjo është e pakuptimtë për teologët, muslimanët, por edhe për jomuslimanët, Bardhi shton se terrorizmi duhet kërkuar si fenomen i cili ka lindur në këtë kohë të re dhe disa shtete shumë të forta e kanë përkrahur të njëjtin, duke krijuar edhe mendimin e shtetit terrorist dhe duke u bazuar në atë fuqi siç është terrorizmi.

“Në islam nuk kemi mundësi të gjejmë diçka që ka mundësi të përkrah terrorizmin, as kulturalisht, as fetarisht, për arsye se është dimension shumë i lartë i fesë dhe feja është e vetmja, jo vetëm islami, por edhe fetë tjera, duhet të jenë dhe janë ato që e luftojnë, ashtu siç mëson libri i shenjtë dhe fjala e Zotit njeriun”, shprehet teologu Ismail Bardhi, duke shtuar se kjo terminologji është e rrezikshme dhe ka ardhur deri në atë moment, ku edhe vet ata që e krijuan këtë terminologji nuk dinë çfarë të bëjnë.

– Ismet Ramadani: Për parandalimin e terrorizmit nevojitet angazhim më i madh global

Nga ana tjetër, lidhur me gjenerimin e terrorizmit, nënkryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani, thekson se ajo vjen nga lufta mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe është një akt i cili duhet dënuar dhe definitivisht duhet bërë çmos që të gjendet një formë, e cila do t’i evitonte këto sulme dhe të dilet nga kjo situatë.

“Në qoftë se hyjmë më shumë të elaborohet se nga vjen ky lloj terrorizmi, që është tipik për shtetet e Lindjes së Mesme, ja pra ka përfshirë edhe Turqinë, mendoj se burimi është në luftën shumë vjeçare midis Palestinës dhe Izraelit. Derisa Palestina vite me radhë nuk gjetën gjuhë të përbashkët, ku edhe faktori ndërkombëtar nuk dha maksimumin që të gjejë një zgjidhje për t’i çliruar apo por t’i kthyer territoret e Palestinës të okupuara nga Izraeli, dhe ky mllef dhe pakënaqësi pastaj me solidarizim kaloi në forma të veprimit që liria të fitohet me akte terroriste”, deklaroi Ramadani, sipas të cilët këto lloje të terrorizmit duhet të zgjidhen duke biseduar dhe debatuar në kërkim të rrugës së vetme paqësore drejt zgjidhjes së problemeve.

Ramadani duke i quajtur këto sulme fraksione ekstreme dhe të majta të cilat terrorizmin apo sulmet e këtilla i kanë metodë veprimi, shton se, për parandalimin e terrorizmit nevojitet një angazhim më i madh global, përndryshe konfliktet çdo herë krijojnë grupacione të ndryshme jashtë kontrollit, të cilat nuk kanë rregulla në veprimet e tyre luftarake.

“Me luftëra dhe asgjësime nuk zgjidhet as problemi i terrorizmit dhe as problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut ose kolektivit. Në këtë drejtim bota progresive duhet të angazhohet më shumë. Mendoj se ka potencial, ka kapacitet që kjo botë globale të shndërrohet në mirëkuptim dhe bashkëpunim midis popujve”, thotë Ramadani, duke marrë shembull fjalët e kryeministrit turk Ahmet Davutoğlu, i cili botën e ardhshme e sheh në bashkëpunimin midis popujve.

Lajme të ngjashme

Back to top button