Komisari Johanes Han vjen më 18 shtator në Shkup

Eurokomesari për zgjerim Johanes Han, të premten e ardhshme do të arrijë në Maqedoni për t’i parë nga afër arritjet dhe rezultatet e implementimit të marrëveshjes së 2 Qershorit.

Sipas MIA-s, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, komisari gjithashtu, në kuadër të vizitës në Maqedonisë, planifikon rifreskimin e Dialogut në nivel të lartë BE-Maqedoni, e cila gjithashtu është pjesë e bisedimeve të Përzhinos.

Nëse partitë politike nuk e respektojnë afatin përfundimtar për emërimin e Prokurorit Special, natyra e çfarëdo vizite e komisarit Han, do të jetë shumë më e ndryshme, raportohet nga Komisioni Evropian në lidhje me vizitën e Hanit të paralajmëruar për 18 shtator.

Ajo nënkupton që, në  rast se nuk zgjedhet Prokurori Special deri në afatin përfundimtar, sipas marrëveshjes së 2 qershorit, atëherë Dialogu i Anëtarësimit në nivel të lartë mes Maqedonisë dhe Komisionit Evropian do të mund të prishet dhe do të kenë vetëm vizita bilaterale mes komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button