Beyonce ndryshon 8 veshje në një shfaqje (FOTO)

Mbretëresha e muzikës, Beyonce ka performuar në festivalin “Made in America” dhe iu ka dhuruar fansave pikërisht atë çfarë dëshironin.

Ajo ka treguar linjat e tonifikuara me veshje provokuese, kryesisht “body” duke elektrizuar publikun. Përgjatë gjithë shfaqjes ylli i muzikës dukej shumë e lumtur, pasi kishte dhe një tjetër arsye për të festuar që lidhej me ditëlindjen e saj.

Nuk kanë munguar fjalët e shumta përshëndetëse nga e gjitha bota për Bey në rrjetet sociale, duke e uruar për performancën e saj mbreslënëse.

Në festival performuan dhe artistë të tjerë, si Nick Jonas, Big Sean dhe Santigold, por me një ndryshim, pasi ata nuk i ndërruan veshjet e tyre 8 herë në skenë.


6

Lajme të ngjashme

Back to top button