Amy Winehouse kur nuk ishte e famshme

Fotografi të pa publikuara më parë, kur Amy Winehouse nuk ishte ende e famshme, sende personale dhe veshje të saj, janë shfaqur në një ekspozitë të veçantë në San Francisco.

Amy 1Nën titullin “Amy Winehouse: A Family Portrait”, kjo ekspozitë u kurua nga Muzeu Hebre i Londrës, vëllai i Winehouse dhe bashkëshortja e tij, të cilët siç shkruan Dailymail, kanë dashur të tregojnë një anë të panjohur më parë të artistes.

Foto kur ishte ende adoleshente, kitara personale, veshjet e saj të preferuara, një përbledhje me muzikën e preferuar, këto janë disa prej sendeve që do të shfaqen në këtë ekspozitë.

Amy Winehouse humbi jetën në moshën 27 – vjeçare për shkak të helmimit nga alkooli, në 2011 –ën.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button