4 këshilla të mençura për dashuri në distancë

Dashuria në distancë është e dhimbshme dhe e mundimshme. Shumë pak qifte arrijnë t`i mbijetojnë distancës Ne ju kemi sjellë disa këshilla të mençura

1.Lidhjet e dashurisë në distancë janë mjaft të vështira sepse nuk keni mundësinë që të takoheni fizikisht. Megjithatë, ekzistojnë mënyra që këto lidhje të funksionojnë përderisa të dy personat ne lidhje janë të vendosur për ta mbajtur atë.

2.Keni besim tek njëri tjetri. Gjëja më e rëndësishme për një lidhje në distancë është besimi, në mënyrë që lidhja të funksionoj. Duhet ta keni parasysh se si një lidhje në distancë mund të mos funksionoj, në qoftë se aty nuk ekziston besimi.

3.Përderisa ju nuk jetoni në të njëjtën zonë, mund të jetë e vështirë për ta kultivuar lidhjen tuaj. Por kjo nuk do të thotë që ju s’mund të keni takime me të dashurin tuaj. Vetëm hyni në chat dhe fillo të bisedosh me të dashurin/en tuaj. Ekzistojnë shumë lojëra online të cilat ju mund ti luani së bashku, në mënyrë që të keni sadopak kënaqësi dhe komunikim. Kjo është mënyrë shumë e mire për t’ju mbajtur optimist dhe në relacion më të dashurin/en tuaj.

4.Telefononi njëri tjetrit. Në mënyrë që lidhja juaj të funksionoj është e rekomandueshme që ti telefononi njëri tjetrit në mënyrë të vazhdueshme. Telefonoj të paktën vetëm për ta kuptuar se si ndihet partneri juaj apo çfarë është duke bërë. Telefonoj gjithashtu, kur ktheheni në shtëpi pas një dalje jashtë me shoqëri. Nëse dëshironi që lidhje juaj të jetë transparente atëherë të telefonuarit mund ta bëjë më të lehtë këtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button