Vritet sulmuesi nga shkëmbimi i zjarrit me policinë në Mersin të Turqisë

Një sulmues është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga shkëmbim i zjarri ndërmjet policisë dhe dy personave të armatosur dhe të maskuar në rajonin e Mersinit të Turqisë jugore, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar anonim tha se përplasja e armatosur ka ndodhur sot herët në mëngjes, kur persona të armatosur me maska nga një motoçikletë hapën zjarr mbi patrullën policore e cila siguronte protestën e paparalajmëruar në Tars.

Policia iu përgjigj sulmit dhe nisi një ndjekje të sulmueseve, të cilët nuk pranuan të dorëzohen dhe pastaj hapën zjarr mbi policinë dhe për këtë rast është nisur një hetim i plotë.

Disa pjesëtarë të forcave të armatosura turke janë vrarë në sulmin terrorist të djeshëm në Juksekova në provincën e Hakarit në juglindje të vendit. Ushtarët u vranë kur në momentin që po kalonte kolona e automjeteve të blinduara, ku nga një distancë u aktivizua mjeti shpërthyes i vendosur në rrugë. Anëtarët e organizatës terroriste PKK aktivizuan mjetin shpërthyes dhe më pas hapën zjarr mbi automjetet ushtarake.

Ndërkohë në mbarë Turqinë po mbahen protesta kundër këtyre sulmeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button