Arrestohet një person nga Poroji për shkak të prperjes ilegale të drunjve

­ Dy traktorë me rreth pesë metra kub dru për ngrohje, si dhe shtatë trunguj të prerë me gjatësi të ndryshme nga 3 deri në 5 metra, i ka zbuluar policia pas aksionit të mbrëmshëm në periudhën nga ora 20 deri në mesnatë që u zhvillua në zonën në afërsi të fshatit Xhepçisht, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Ai theksoi se aksioni ishte pjesë e aktiviteteve të kontrollit për parandalimin e prerjeve ilegale, transportimin dhe shitjen e drunjve për ngrohje.

“Në momentin e parë në vendin ku ishin traktorët nuk kishte askush, por më vonë si traktorë të tij i kishe raportuar H.R. (38) nga Poroji. Ai u arrestua në stacionin policor të Tetovës, dhe traktorët me dru, trungujt, një sharrë me zinxhir dhe një sëpatë janë konfiskuar, ndërsa drunjtë i janë dorëzuar policisë pyjore. Pas bisedës sëm realizuar me H.R ai u lirua dhe do të përballet me kallëzimin e duhur”, shpjegoi Josifovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button