Kur gazetaria bëhet mejhane

Ky është tekst që nuk është etik dhe profesional. Në sulmin që i bëhet një personi përfshihet e gjithë familja edhe atë pa bazë. Të gjithë janë shënuar me emër dhe mbiemër dhe me funksion, mirëpo me asgjë nuk është dëshmuar faji i tyre. Faji i vetëm është se i përkasin një familjeje të caktuar. Prandaj, ky tekst nuk është profesional, siç kërkohet nga një redaksi gazetareske.

recenzija medarskiLinku deri te artikulli origjinal: Hipokrizia e LSDM-së: E gjithë familja Medarski është futur në gjyqësi

Data dhe koha e publikimit: 02.09.2015, 12:50

Data e recensionit: 03.09.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Për shkak se dikush është avokat i partisë politike opozitare në sulmin dhe nënçmimin e bërë është përfshirë një familje e tërë.

Në fakt, sipas informacioneve, nëna e Filip Medarskit, Elica Medarska është prokurore në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup, ndërsa bashkëshortja e Filip Medarskit, Sofija Medarska, më parë Spasova, gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkup 2, e cila është vajzë e Riste Spasovit, sekretarit të Gjykatës. Kjo do të thotë se nëna e Medarskit akuzon, ndërsa bashkëshortja e tij sjell vendim gjyqësore.

Ky është njëri nga paragrafet e tekstit. Janë theksuar të gjithë familjarët e avokatit, dhe thuhet se informatat janë të vërteta. Kjo frazë aspak nuk ofron siguri për vërtetësi, por duke se është vënë sa për të qenë. Përndryshe, sikur në hetim policor jepen të dhëna që nuk janë me interes publik. Me këtë rast, edhe një gabim është se nuk ka deklaratë prej askujt, prej asnjë emri që është përmendur në tekst. Dhe në fund të fundit, ku të punojnë këta njerëz? Nëse janë juristë, pse është kontestuese që të jenë gjykatës dhe prokurorë? Ose në kanë qëndrim kritik ndaj pushtetit nuk guxojnë të punojnë askund?

Me këtë vërtetohet hipokrizia me të cilën avokati i Zaevit, Filip Medarski e tregon ndikimin e fuqishëm të LSDM-së në gjyqësi, ku në pozita vendimtare gjendet nëna e tij e cila punon në Prokurorinë e Lartë Publike, babai i bashkëshortes së tij, Riste Spasov, që është sekretar i gjykatës, dhe bashkëshortja Sofija, e cila është gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkup 2.

Kështu përfundon teksti. Përsëri duke i përmendur emrat e familjarëve të ngushtë. Në artikull nuk ka asgjë për karrierën e tyre profesionale. A janë dhe si kanë ardhur në këto pozita? Sa punime kanë? Ku kanë mësuar? Nuk është theksuar se kur personat e përmendur janë bërë gjykatës dhe prokurorë, kur u ka filluar mandati dhe a ka emërimi ose zgjedhja e tyre ndonjë lidhje me LSDM-në apo ndoshta kjo ka ndodhur gjatë qeverisjes së mëparshme ose asaj aktuale të VMRO-DPMNE-së? A e përfaqëson avokati Filip Medarski opozitën kohët e fundit apo që më parë? Ç’është problemi me atë që avokati i opozitës (në këtë rast gjyqësor) ka prejardhje nga një familje juristësh? Ky nuk është rasti i vetëm që familjet të kenë profesion familjar. Apo ndoshta dy veta nuk mund të martohen për shkak se i takojnë profesionit të njëjtë? Çka nënkuptin sintagma “avokat partiak”? Ai nuk është i punësuar në LSDM dhe ka edhe klientë të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me LSDM-në. E të ngjashme. Jo, e keqja e vetme që e kanë ai dhe të afërmit e tij është mbiemri i tyre.

Vështirë se një tekst duhet të duket mu si ky. Ky është një muhabe “më the-të thash” për në kafene. E sikur gazetaria të ishte mejhane, në të do të punonin kamarierë, e jo gazetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button