Çfarë e bëri të qajë Rita Orën?

Anëtaren e re të jurisë së X Factor, Rita Ora, e kapluan lotët të shtunën kur iu desh të jepte votën vendimtare për një nga pjesëmarrëset e emisionit.

Por ishte kryesuesi i jurisë, Simon Cowell, ai i cili i dha një përqafim këngëtares.

Ritës i pëlqeu performanca e Shianne Phillips, por në fund vendosi që kjo e fundit nuk ishte në nivelin të cilin Rita e kërkonte.

Pasi i erdhi vështirë t’i thoshte jo dikuj që shumë e dëshiroi një mundësi në këtë garë, Simon Cowell e siguroi Ritën se ajo kishte bërë gjënë e duhur duke mos i humbur kohën Shiannes. /Gazeta Blic

Lajme të ngjashme

Back to top button