UNHCR: Në Mesdhe këtë vit kanë humbur jetën 2 800 refugjatë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) ka njoftuar se që nga fillimi i viti 2015 e deri tanë numri i personave që kanë humbur jetën në Mesdhe gjatë tentativave për të hyrë në rrugë ilegale në Evropë ka vajtur në 2 mijë e 800 persona. Gjithahstu bëhet e ditur dhe se deri tani 366 mijë e 402 azilantë kanë arritur të mbërrijnë vendet e Europës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të UNHCR theksohet se nga fillimi i këtij viti e deri tani në Evropë, vendi që ka patur më shumë hyrje me rrugë detare të refugjatëve është Greqia ku këtë vit në këtë vend kanë hyrë 244 mijë e 855 azilantë. Ndërsa në Itali duke kaluar Mesdheun kanë mbërritur 119 mijë e 500 persona. Ndërsa theksohet se Spanja është vendi i tretë që ndjek Italinë me 1 mijë e 953 persona si dhe Malta me 94 persona.

Personat që mbërrijnë në Europë 75 përqind të tyre e përbëjnë meshkujt, ndërsa 13 përqind fëmijët dhe 12 përqind gratë.

– Më shumë se gjysma e azilantëve janë nga Siria-

Sipas OKB-së, më shumë se gjysma e azilantëve që kanë arritur të kalojnë Mesdheun dhe kanë mbërritur në Europë janë të larguarit nga Siria.

Këtë vit 51 përqind e azilantëve të mbërritur në Evropë janë nisur nga Siria, ndërsa në Greqi vetëm këtë vit kanë mbërritur 142 mijë sirianë.

Azilantët sirianë të mbërritur në Evropë këtë vit ndiqen nga afganët dhe refugjatët e ardhur nga Eritrea.

Ndërsa vitin e kaluar në Evropë patën mbërritur 219 mijë azilantë duke kaluar Mesdheun, dhe afërisht 3 mijë e 500 persona patën humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button