Statistikat i hedhin poshtë lëvdatat e Gruevskit për investime të huaja

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Maqedoni kanë hyrë 25 milionë euro më pak nga investimet e jashtme në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të dhënat nga Banka Popullore tregojnë që në gjysmën e parë të këtij viti në Maqedoni kanë hyrë 121 milionë euro nga investimet e jashtme, ndërkaq në të njëjtën periudhë vitin e kaluar ka pasur 146 milionë euro, shkruan REL, transmeton Portalb. Gjatë vitit 2014 gjithsej në Maqedoni kanë hyrë 262 milionë euro nga investimet e huaja, ndërkaq gjatë 2013-tës, 252 milionë euro.

Edhe pse kryeministri Nikollla Gruevski në çdo dalje publike lavdërohet me sukseset për tërheqjen e investitorëve të huaj, statistikat tregojnë që Maqedonia qëndron thuajse më dobët se të gjitha shtetet e rajonit.

Si përgjigje kundër “bombave” të opozitës, partia në pushtet VMRO-DPMNE, në mars të këtij viti ka mbajtur tubim në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, ku Nikolla Gruevski njoftoi për gjashtë investime nga investitorë të huaj ku do të punësohet 4.500 njerëz. Prej atëherë, thuajse në të gjitha daljet publike njofton për investime të reja. Para disa ditëve, u njoftuam se do të ketë investim të ri prej 20 milionë euro nga një firmë amerikanë për prodhimin e auto-pjesëve në Strumicë ku do të punësohen 1.500 njerëz.

“Në nivelin e divizionit tanimë e kanë sjellë vendimin. Pritet që edhe në nivelin hollding, të konfirmohet vendimi i tyre. Në ndërkohë, vijnë t’i precizojnë detajet rreth marrëveshjes”, tha kryeministri Gruevski.

Janari dhe prilli, këtë vit kanë qenë muajt më të mirë për tërheqjen e kapitalit të huaj, kur në Maqedoni kanë hyrë nga më shumë se 35 milionë euro. Në mars dhe në qershor ka pasur nga më shumë se 20 milionë euro, në shkurt 13, ndërkaq në maj ka pasur vetëm 5 milionë euro.

Profesori Marjan Petreski, vlerëson se kriza politike është pritur, ndërkaq pasojat do të ndihen më së paku deri në zgjedhjet e paralajmëruara, ku do të ketë efekt edhe për investitorët e jashtëm.

“Mendoj që një pjesë e madhe e investitorëve të cilët kanë pasur qëllim të investojnë më Maqedoni që gjysmën e parë të këtij viti e kanë anluar për një kohë relative. Me këtë nënkuptohet që shuma e përgjithshme e investimeve në gjysmën e parë të vitit të jetë më i madh se vitin e kaluar”.

Investim më të madh nga vendet e huaja për gjysmën e parë të këtij viti ka bërë shteti i vogël i Amerikës Jugore, Shën Vicent dhe Grenadini me 35 milionë euro, të cilat njihen si destinacione of-shore apo që fshehin pronarët e kompanive. Zvicra është e dyta për nga investimi me 20 milionë euro, Holanda me 13, Gjermania me afërsisht 18, ndërkaq Britania e Madhe ka investuar 9 milion euro. Nga ana tjetër në Hungari, ka dalje prej 21 milionë euro, ndërkaq në Austri mbi 17 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button