BDI: Akuzat e opozitës shqiptare për buxhetin, qesharake

“Më të vërtetë është e pakuptueshme brengosja e opozitës shqiptare sa i përket buxhetit. Përveç se janë të pakuptueshme, janë edhe qesharake akuzat e një partie që me vite të tëra shqiptarët i sheh vetëm përmes prizmit të interesave të tyre personale  dhe partiake”, thuhet në reagimin e BDI-së lidhur me akuzat që drejtoi PDSH e RDK lidhur me buxhetin.

“Janë akuza qesharake që vinë nga një parti e cila fatkeqësisht, prapa vetes nuk ka asnjë projekt për shqiptarët. Projektet e tyre që mbahen mend janë projektet si Kryqi në Vodno dhe shumë projekte tjera të ngjashme. Për dallim nga ata, BDI, flet për projekte kapitale dhe zhvillimore të cilat parashihen dhe do të realizohen me buxhetin e vitit të ardhshëm, si ndërtimi rrugëve magjistrale dhe rajonale, ndërtimi i shkollave, çerdheve, shesheve, teatrove, spitaleve dhe shumë projekte tjera që janë pjesë e programit partiak dhe pjesë e programit të përbashkët të Qeverisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button