Fërçkovski: “Maqedonia e Epërme”, çelësi i zgjidhjes së emrit

Në debatin “Maqedonia sot”, profesori universitar Lubomir Fërçkovski , theksoi se çelësi i zgjidhjes së çështjes së emrit do të ishte Maqedonia e Epërme.

“Zgjidhja më optimale do të ishte që të bisedohet për emrin Maqedonia e Epërme, por, në këtë moment nuk mund të hapet për shkak të atmosferës së krijuar në shtet dhe refuzimit të kryeministrit që ta marrë atë përgjegjësi”, theksoi profesori universitar Lubomir Fërçkovski. në debatin “Maqedonia sot”.

“Jo Republika e Epërme e Maqedonisë, për ne çelësi është Maqedonia e Epërme, ajo është shenjë e shtetit, ajo bën dallim, kjo tjetra është tallje. Tek identiteti duhet patjetër të mbahemi deri në maqedonas për gjuhën dhe kombin, këtu nuk ka dilema. 

Megjithatë, ka variante diplomatike se si atë do ta zgjidhin, nëse me fusnotë maqedonase, kurse më poshtë të sqarojnë se këta maqedonas janë nga Maqedonia e Epërme ose ndryshe do ti shkruajnë me cirilikë dhe latinisht, nuk e di, për atë bisedohet”, shtoi Fërçkovski.

Ai foli edhe për pikën 8 kontestuese nga propozimi i ndërmjetësit për çështjen e emrit, Metju Nimetz, i cili ka të bëjë me atë se askush nuk ka të drejtë ekskluzive ta shfrytëzojë emrin Maqedoni.

“Pikat për identitetin çdo herë kanë qenë në propozimet e Nimetz. Ato duhet në mënyrë pozitive të zgjidhen dhe të thuhet të gjithë ta shfrytëzojnë”, ka thënë Fërçkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button