Kanë humbur tre adoleshent nga Shkupi

Policia informoi se për 24 orë ka marr dy njoftime se kanë humbur tre adoleshentë nga Shkupi.

Paraqitja e parë në polici është nga një punëtor social nga Jetimorja. Punëtori social ka paraqitur se nga jetimorja në drejtim të panjohur janë larguar dy fëmijë njëri i moshës nëntë vjeçare, e tjetri i moshës 11 vjeçare.

Dje, një grua 69 vjeçare Z.K. ka paraqitur në polici se para dy ditëve nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar nipi i saj 17 vjeçar i cili dy ditë nuk është kthyer në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button