Shqipëria fluturoi edhe mbi Danimarkë

Kombëtarja shqiptare mori një barazim të vlefshëm në garën për t’u kualifikuar në fazën finale të Euro 2016, duke siguruar përfundimisht vendin e tretë. Shqipëria fitoi 1 pikë në fushën e Danimarkës, në një ndeshje që përfundoi pa gola.

Kuqezinjtë ishin të barabartë në pjesën e parë me vendasit, duke rrezikuar edhe portën e mbrojtur nga Shmajkëll.

Sulmuesi Çikalleshi pati mundësinë më të mirë. Në të dytën, danezët zotëruan lojën duke goditur disa herë portën e Berishës. Portieri, në disa rastet dhe mbrojtja e Kuqezinjve, shmangu gola të sigurtë.

Një ndryshim strategjie e trajneri De Biazi, që mendoi më shumë për mbrojtjen.

Në fund të takimit Roshi pati një rast të artë për gol, por Shmajkëll nuk e lejoi të shënonte.

Kuqezinjtë i pret një tjetër ndeshje e vështirë të hënën në “Elbasan Arena” ku do të luajë me Portugalinë, që kryeson grupin me 1 pikë më shumë se Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Back to top button