Moti sot në Maqedoni

Pjesa më e madhe e Maqedonisë nesër do të jetë në fazën portokalli me diell dhe shumë i ngrohtë paradite, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë përkohësisht e përforcuar perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri 19, ndërsa ajo e ditës prej 32 deri 38 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, paradite me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 19, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 38 gradë Celsius. UV-indeksi do të jetë 7.

Prej të dielën pasdite pritet ndryshim i konsiderueshëm i motit me vranësira të rritura, shi lokal dhe erë mesatare deri në të përforcuar perëndimore mbi 60 kilometra në orë e cila në orët e mbrëmjes do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe do të shkaktojë ulje të dukshme të temperaturave, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Moti i ftohtë do të jetë më i pranishëm në pjesët veriore të vendit, ndërsa në rajonet tjera do të ndjehet nga dita e hënë, kur moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha të diellit.

Temperatura e ditës do të jetë më e ulët për rreth gjashtë deri në shtatë gradë në krahasim me atë sotme dhe do të lëviz prej 24 deri në 30 gradë Celsius, ndërsa temperatura të ngjashme priten edhe gjatë tërë javës.

Lajme të ngjashme

Back to top button